ROL JETE NGA MENTOR THAQI

Ajshe Ramadani nga Gazmend Freitag, 2017



ROL  JETE
(N´shkëlqim roli, Ajshe  Ramadani)

Jetës kur i jepë përkushtimin shpirtnor,
buzëqeshjen ta ruan
qoftë edhe t´fshehur për rolin e nesërm

Një copë Theater e kemi me vete
kudo e ngado,
në të ngarkojm shpirtin
me zh´garkim brenge, mllefi, dhimbje ...
e mallin poaty me shkëlqim n´sy

Copëza pranverore ruhen edhe n´dimër,
i don momentumi
i don ecja ...
n´mos zënie gjumi
nga pengesa, nga ngecja

E aktorët, ata të shtatë palë roleve,
hyjn n´valle me ritëm dhe rite,
ndryshe nuk do ishin vetvetja,
ndryshe nuk do ishin jeta

Po ajo ... ato ...
bukuria e koloritit n´rol,
një qershizë n´torte pa protokol,
një fuqizim në fol, mori fol ... fol

Eh, gjenerata e luleve ka stinë pranvere,
buzëqeshja dritë shkelqyese,
artiste, ec tutje ... artin e ke me vete
e ke rol jete

Ah, piktor ... Maestro,
ngjyra jote n´buzëqeshje ...
overtyrë ... shemb٥lltyrë ... finestro ...
...

25 Mars 2017

©  Mentor Thaqi



Kommentare